Arrestohen katër persona në Shkup, dyshohen për mashtrim doganor
Kronika

Arrestohen katër persona në Shkup, dyshohen për mashtrim doganor

MPB njofton se dje janë arrestuar katër persona në Shkup, për shkak të dyshimit se kanë fshehur mallrat të cilat janë lëndë e tregtisë ilegale dhe mashtrimit doganor.

“Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:00 në rrugën “69”, në afërsi të Stacionit hekurudhor në Shkup, policia ka privuar nga liria katër persona: Xh.A. (43), A.B. (32), R.R. (550 dhe G.B. (44), që të gjithë nga Shkupi, sepse tek ta është gjetur dhe konfiskuar një sasi e mallrave të ndryshme pa dokumentacionin përkatës”, njoftojnë nga MPB.

Personat në fjalë, shtojnë nga MPB, u ndaluan për shkak të dyshimit se kanë fshehur mallrat të cilat janë lëndë e tregtisë ilegale dhe mashtrimit doganor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.