Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë
Kronika

Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete sot në shtëpinë e tij në vendbanimin e tij në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se “sot datë 26.01.2022, rreth orës 11:30, policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Shala e Bajgores’’ Mitrovicë në vendbanimin e tij, dyshohet se një person është pa shenja jete”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, ku mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.