Policia italiane kap shqiptarin me 17 kg kokainë dhe 72 mijë euro cash
Kronika

Policia italiane kap shqiptarin me 17 kg kokainë dhe 72 mijë euro cash

Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me 17 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro para të gatshme.

Mësohet se hetimet për shqiptarin kishin nisur para një viti, ndërsa mësohet se autoritetet kishin monitoruar të  gjithë klientët që kishin kontakt me të.

Nga hetimet policia mësoi se destinacioni i grumbullimit të lëndëve narkotike ishte Umbria.

Ata ndërhynë duke arrestuar shqiptarin i cili u kap me 17 kilogram kokainë.

Po ashtu pas kontrolleve edhe në shtëpi të tjera, karabinierët kontrolluan edhe makinën e njërit prej dy të dyshuarve, duke zbuluar edhe vendin ku mbahej droga që ishte në pako dhe gati për trafikimin e saj.

Gjatë kontrollit në garazhin e përdorur nga njëri prej dy të dyshuarve, u gjetën disa çanta të vendosura në një raft me 17 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro para të gatshme. Droga po të shitej në treg kapte vlerën e mbi 1 milion e 300 mijë euro.

Po ashtu gjatë kontrolli në shtëpi tjetër u zbuluan dhe 12 mijë euro cash./oranews