Vodhi një veturë ditë më parë, arrestohet i dyshuari në Viti
Kronika

Vodhi një veturë ditë më parë, arrestohet i dyshuari në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Pozheran të Vitisë ka arritur të arrestojë të dyshuarin i cili kishte vjedhur një veturë ditë më parë.

“Më 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar se ka vjedhur një veturë dhe e ka shitur në depo për grumbullimin e hekurit”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika