Për shkak të borxhit, tre persona rrahin një tjetër dhe kërcënojnë me armë
Kronika

Për shkak të borxhit, tre persona rrahin një tjetër dhe kërcënojnë me armë

Policia e Kosovës ka thënë se është raportuar për një rast ku tre të dyshuar kanë rrahur e keqtrajtuar një tjetër për shkak të një borxhi.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shtrubollov, të mërkurën mbrëma.

“Fsh. Shtrubullov, Gllogoc 26.01.2022 – 21:00. Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar nga ku me forcë e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa