09:02 / 27.01.2022
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në fshatin Rogovë të Gjakovës
Në fshatin Rogovë të Gjakovës ka ndodhur një rast vjedhje e rëndë.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur, përmes një dritareje kishin hyr në shtëpinë e tij.
Të dyshuarit kishin vjedhur para dhe stoli ari.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.