Policia jep detaje për armën që iu gjet një nxënësi në Malishevë
Kronika

Policia jep detaje për armën që iu gjet një nxënësi në Malishevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin që ka ndodhur në Malishevë, ku një nxënësi i është gjetur një revole dhe tre fishekë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

“Gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën armë. Patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka shtuar se arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje, si dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /telegrafi


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa