Therret me thikë një person në oborr të shkollës në Dragash
Kronika

Therret me thikë një person në oborr të shkollës në Dragash

Sot në orët e mesditës së shkollën e fshatit Bresanë të Komunës së Dragashit, një person është therrur me thikë nga një fëmijë, shkruan Gazeta Express.

Kjo është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për Express se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Njësitet po mirret rastet” tha ai.