Graqanicë, shtien me armë nga vetura drejt një personi në veturën tjetër
Kronika

Graqanicë, shtien me armë nga vetura drejt një personi në veturën tjetër

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Graqanicë të enjten.

Drejt viktimës është shtënë me armë zjarri nga dy persona që ishin në veturë.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka raportuar se nga një veturë tjetër në lëvizje në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti është duke u hetuar.