Arrestohen dy persona në Vushtrri, u gjenden substanca narkotike
Kronika

Arrestohen dy persona në Vushtrri, u gjenden substanca narkotike

Policia në Vushtrri ka arrestuar të enjten mbrëma dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Dëshmoret e kombit”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll të dyshuarit L.A., 25-vjeçar, dhe F.A., 23-vjeçar, ku gjate kontrollit te personi i parë janë gjetur 13 qese të cilat dyshohet qe janë substancë narkotike- marihuanë, ndërsa te personi i dytë janë gjetur dy cigare, përmbajtjet e të cilave dyshohet që janë substancë narkotike-marihuanë.

Si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar, ku te personi i parë substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram ndërsa te pësoni i dytë 1-gram.