Në Ferizaj hasen tri mjete të pashpërthyera
Kronika

Në Ferizaj hasen tri mjete të pashpërthyera

Në fshatin Gërlicë të Ferizajt janë hasur tri mjete të pashpërthyera të enjten.

Pa shkaktuar ndonjë incident, njësia e FSK-së ka tërhequr nga vendi të trija mjetet.

“Ankuesi mashkull Kosovar ka informuar se deri sa ishte duke punuar kishte hasur në tri mjete të dyshuar të pa shpërthyera. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve të pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e PK-së.