09:01 / 28.01.2022
Klinë: E merr veturën me qira dhe më pas e shet, arrestohet
Një person është arrestuar në Klinë pasi disa ditë më parë kishte marrë një veturë me qira të cilën më pas e kishte shitur.
Vetura i është kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë i njëjti kishte marr me qira një veturën nga viktima mashkull kosovar dhe më pas e kishte shituar. Vetura i është kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.