Arrestohen dy të dyshuar që rrëmbyen dhe keqtrajtuan një burrë për borxh
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar që rrëmbyen dhe keqtrajtuan një burrë për borxh

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar të cilët kishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar një burrë për borxh në Drenas.

“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.

Rasti ka ndodhur pak ditë më parë kur të dyshuarit kishin shkuar në shtëpinë e viktimës nga ku e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një shtëpi tjetër. Aty e kanë kërcënuar me armë dhe kanë përdorur dhunë fizike ndaj tij, me ç’rast viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar nga ku me forcë e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin e djeshëm të policisë.