Reja dyshohet se rrahu vjehrrën në Prishtinë
BKT
Kronika

Reja dyshohet se rrahu vjehrrën në Prishtinë

Një rrahje mes vjehrrës dhe resë së saj, dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë. Sipas policisë pas një mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë së saj, kjo e fundit e ka sulmuar fizikisht atë, transmeton Telegrafi.

“ Pas një mosmarrëveshje në familje, e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare, ndërsa duke ndërhyrë i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar bashkëshorten e tij të dyshuarën  femër.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullte”, njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika