15:38 / 30.01.2022
Publikohen shpenzimet e presidentes Osmani
Janë publikuar shpenzimet e presidentes Osmani, të vitit të kaluar.
Këto shpenzime i ka publikuar, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Sa i përket shpenzimeve për dreka dhe darka zyrtare, gjatë vitit të kaluar, Zyra e Presidentes ka shpenzuar 2,714 euro.
Te shpenzimet e karburanteve për vetura 5,165 euro, për akomodim jashtë vendit janë shpenzuar 26 mijë e 172 euro.
Për bileta për udhëtime jashtë vendit 35 mijë e 863 euro.























