Shkoi të barazohej me pagë,ish-punëdhënësit e sulmojnë një femër në Gjakovë
BKT
Kronika

Shkoi të barazohej me pagë,ish-punëdhënësit e sulmojnë një femër në Gjakovë

Dje në Gjakovë janë arrestuar tre persona të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht një femër.

Sipas raportit policor, viktima femër kishte shkuar në lokalin ku ka punuar më herët që të barazohej me pagën që s’kishte marrë. Ajo ishte sulmuar nga dy ish-punëdhënësit.

Një nga të arrestuarit është edhe vëllau i viktimës, pasi kishte kanosur të dyshuarit pas sulmit ndaj motrës së tij.

“Viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe i është dëmtuar telefoni. Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.


MË SHUME NGA Kronika