15:18 / 31.01.2022
805,226 qytetarë janë vaksinuar me dy doza kundër Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,777,085 doza të vaksinës.
Deri më sot 805,226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu deri sot janë dhënë 78,116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19























