Aliu: Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës po bëhet realitet
BKT
Kosovë

Aliu: Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës po bëhet realitet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se linja hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet

Aliu gjatë një takimi me autoritetet shqiptare, është shprehur se studimi i fizibilitetit është afër realizimit.

“Studimi i fizibilitetit dhe projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet. Jemi te Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu.


MË SHUME NGA Kosovë