09:30 / 01.02.2022
Gjenden mbi 6 kg marihuanë afër liqenit të Vërmicës
Njësia patrulluese policore ka informuar se gjatë patrullimit afër liqenit të Vërmicës, kishte hasur në 11 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e substancave të konfiskuar është 6.268 kg.
Rasti është duke u hetuar.























