E dyshuara që vodhi dy çanta në Vjenë, arrestohet në Kosovë
BKT
Kronika

E dyshuara që vodhi dy çanta në Vjenë, arrestohet në Kosovë

Mbrëmë është arrestuar një grua shqiptare me shtetësi austriake pasi e njëjta dyshohet se vjedhi dy çanta në aeroportin e Vjenës, shkruan IndeksOnline

Sipas njoftimit të Policisë, pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 01.02. 2022 – 19 :30. Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër Shqiptare me shtetësi Austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj.

Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika