09:16 / 03.02.2022
Arrestohet burri që futi në kamion dy shtetas të huaj pa dokumente
Në kamionin e një personi në Prishtinë, policia ka gjetur dy shtetas të huaj që nuk kishin dokumente personale.
I dyshuari është arrestuar, kurse shtetasit e huaj janë dërguar në Qendrën e Azilit.
“Gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarit mashkull kosovar janë vërejtur – gjetur, dy shtetas të huaj pa dokumente personale, të cilët kishin hyrë në kamion në një shtet tjetër. Viktimat janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.























