09:39 / 03.02.2022
Ndalohet një i dyshuar në Ferizaj për manipulim të kilometrave të veturës
Policia e Kosovës e ka arrestuar e më pas e ka liruar një të dyshuar në Ferizaj, për shkak të manipulimit me kilometra të veturës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 14 mars të vitit 2021, ndërsa ndalimi i të dyshuarit është bërë dje.
“Më 02.02.2022 është shoqëruar për në Polici i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ndryshuar kilometrat e veturës së tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari do të lirohet dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK-ja.























