Momenti i arrestimit të shumëkërkuarit për vrasjen e 25 vjeçarit
BKT
Kronika

Momenti i arrestimit të shumëkërkuarit për vrasjen e 25 vjeçarit

Sot gjatë mesditës policia në Mitrovicë pas shumë muajve kërkim ka arritur ta arrestoj të shumëkërkuarin për vrasje në Mitrovicë, Lundrim Beqirin.

Arrestimi i tij, siç vërehet nga fotot e dërguara nga lexuesit ka ndodhur te stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Beqiri ishte i njohur për vepra të shumta penale, ku para 4 muajve kreu vrasjen e Albert Mujës, ndërsa në vitin 2018 ishte i akuzuar edhe për një plagosje tjetër.

Ndryshe në dhjetor të vitit 2021, Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, publikoi fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit që kishte ndodhur në tetor të këtij viti në Mitrovicë.

Me këtë rast, policia pati kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e të dyshuarit Lundrim Beqiri.


MË SHUME NGA Kronika