Arrestohet malishevasi,e sulmoi një person,duke i shkaktuar lëndime në kokë
BKT
Kronika

Arrestohet malishevasi,e sulmoi një person,duke i shkaktuar lëndime në kokë

Një malishevas është arrestuar, pasi i njëjti e ka sulmuar një person, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Policia bën të ditur se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime në kokë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, aty bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika