08:47 / 07.02.2022
Në Gjakovë dhunohet një burrë që dyshohet se është me probleme mendore
Një person që dyshohet se ka probleme mendore, është dhunuar në Gjakovë, njoftoi Policia e Kosovës të hënën.
Sipas njoftimit, burri ka pranuar trajtim mjekësor, të dielën në orën 19:00, derisa rasti është në procedurë hetimore.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet me të meta psikike, ka pranuar trajtim mjekësor lidhur me rastin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.























