Arrestohet hajni që kreu vjedhje në tri shtëpi
BKT
Kronika

Arrestohet hajni që kreu vjedhje në tri shtëpi

Policia ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje në tri shtëpi në Fushë Kosovë, nga ku ka vjedhur stoli ari, bizhuteri dhe telefona.

“Me 06.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në tri shtëpi, prona të tre ankuesve meshkuj kosovarë duke vjedhur stoli ari, bizhuteri dhe telefona. Si pronave materiale te i njëjti janë sekuestruar : bizhuteri të ndryshme dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari pa intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia përmes raportit .


MË SHUME NGA Kronika