Dyshohet se u rrahën mes vete, policia arreston katër persona
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në 24 orët e fundit, për shkak se dyshohen se janë rrahur mes vete. Dy prej tyre janë arrestuar në Lipjan dhe dy të tjerë në Drenas, transmeton Telegrafi.
Deri te rrahja mes tyre dyshohet se kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:
Lipjan 06.02.2022 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .
Gllogoc 06.02.2022 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .























