09:08 / 09.02.2022
Pejani rrah gruan, e bën për spital
Një grua është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili më pas është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.























