10:55 / 14.02.2022
Goditet me pushkë ajrore një person në Rahovec
Një person në Rahovec është goditur aksidentalisht me pushkë ajrore, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ëshët dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka konfiskuar dy pushkë ajrore dhe 141 diabolla.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.























