09:47 / 16.02.2022
Arrestohet një person në Podujevë, policia i gjeti tiketa të bastoreve
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale”.
Siç njofton policia gjatë kontrollit në lokalin pronar i të cilit ishte i dyshuari në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 7 tiketa të ndryshme të bastoreve, 47,40€ para, 4 kompjuter dhe një printer.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.























