10:26 / 16.02.2022
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan
Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Dy persona janë lënduar në një vetaksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tregoi Ahmeti























