10:53 / 16.02.2022
Prizren: 30 ditë paraburgim për 15-vjeçarin që sulmoi me thikë
Gjykata Themelore në Prizren njofton se sot ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh ndaj një të mituri 15-vjeçar me inicialet D.M., i cili e ka sulmuar me thikë një person tjetër.
Bëhet e ditur se kjo erdhi fillimisht pas një mosmarrëveshjeje verbale, e më pas në orët e mbrëmjes së datës 11 shkurt, në hyrjen e një banese kolektive e ka sulmuar me thikë në këmbë të dëmtuarin, çka edhe ka shkaktuar që ai më pas t’i nënshtrohej operimit.























