Arrestohen dy persona në Zveçan
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona në Zveçan

Dy persona kanë përfunduar në pranga pas një aksioni të policisë në Joshevik të Zveqanit pasditen e djeshme.

"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe nga ta janë sekuestruar: vetura, 453 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,  një pistoletë, një karikator, katër (4) fishek, 2.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pesë (5) qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një SIM kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të njërit të dyshuar dhe disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika