07:48 / 22.02.2022
Policia me aksion kundër kriptovalutave në veri
Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë një aksion në veri të Mitrovicës kundër kriptovalutave.
Nga ky aksion policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, armë dhe marihuanë, kështu raporton KosovaPress, kurse policia ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me këtë aksion.
Kujtojmë që me 4 janar të këtij viti, ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli bëri të ditur vendimin e Qeverisë për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave në gjithë territorin e vendit. Vendim ky që erdhi si shkak i krizës energjetike.























