(VIDEO) Çaka: Kosova ka shumë bukuri natyrore, t’i ruajmë ato
WWF fillon fushatën rajonale “Duaje ose humbe” e cila na fton të gjithëve ta duam natyrën në mënyrë që ajo të mos zhduket.
Ariana Çaka, zyrtare për komunikim në WWF Adria në "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK thotë se kjo fushatë ka shtrirje në tetë shtete të rajonit, dhe ka për qëllim ta duam dhe mbrojmë natyrën.
Ajo fton qytetarët të bëhen pjesë e fushatës sepse ka disa specie të veçanta dhe është koha e fundit për të cilat ne duhet të shprehim interesim dhe kujdes të veçantë që të mos i humbim.
"Fushata "Duaje ose humbe" e cila po organizohet nga WWF në rajonin tonë duke përfshirë tetë shtete është një fushatë e cila ka për qëllim që t'i tregoj gjithë rajonit se e të vërtetë ka vende, ka specie të cilat janë në rrezik, dhe kjo është koha e fundit për të cilat ne duhet të shprehim interesim dhe kujdes të veçantë që të mos i humbim. Kjo fushatë ka filluar më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit të cilën ne historikisht e lidhim me dashurinë dhe për këtë arsye kemi vendosur që ta quajmë "Duaje ose Humbe". Kjo fushatë do të vazhdoj deri në fund të vitit dhe do të paraqes aspekte të ndryshme të asaj që na rrethon, të ekosistemit tonë", tha Çaka.
Çaka tha se fushata është fokusuar në medie dhe rrjete sociale në mënyrë që të arrijmë të mbërrijmë te sa më shumë persona, të paraqesim fotografi nga vende të ndryshme , p.sh në Kosovë kemi bukuritë e Malit Sharr, Gërminë e vendet e tjera dhe për këtë arsye duhet të kemi sa më shumë shtrirje.
"Ne fokusohemi që ta përqojmë në mënyrë sa më të shumë te qytetarët. Edhe kjo intervistë njëra nga ato pikat që ta përqojmë mesazhin tonë që me të vërtetë ta mbrojmë dhe ta duam natyrën, sepse pa të ne do të jemi asgjë. Fushata do të jetë edhe në rrjete sociale në mënyrë që të arrijmë të mbërrijmë te sa më shumë persona, të paraqesim fotografi nga vende të ndryshme , psh në Kosovë kemi bukuritë e Malit Sharr, Gërminë e vendet e tjera dhe për këtë arsye duhet të kemi sa më shumë shtrirje.
Mesazhi ynë është që sa më shumë persona të përfshihen në fushatën tonë që të përqojmë mesazhin që ta duam dhe ta mbrojmë natyrën tonë, sepse ajo herëdo kur do të na kthehet në shëndetin tonë."
Ajo po ashtu tha se fushata deri më tani po shkon shumë mirë, kjo duke u bazuar në të dhënat e këtij departamenti të komunikimi.
"Fushata deri më tash po shkon shumë mirë, e them duke u bazuar në të dhënat të cilat kemi në departamentin tonë të komunikimit, që shtrihet në tetë shtete të rajonit tonë dhe kemi arritur të kemi interesim nga qytetarët të cilët kur kanë parë një specie të ne i kemi dhënë fokus, që nëse ne nuk vazhdojmë ta ruajmë ajo do të zhduket për një periudhë të shkurtër kohore", tha Çaka.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:























