09:12 / 28.02.2022
Arrestohet nën dyshimin se ka kanosur verbalisht bashkëshorten e tij
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka kanosur verbalisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit policor, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raporti i plotë:
Prishtinë, 27.02.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur verbalisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.























