Mehaj: Lavdi të rënëve në Likoshan e Qirez, qoftë i përjetshëm kujtimi
BKT
Kosovë

Mehaj: Lavdi të rënëve në Likoshan e Qirez, qoftë i përjetshëm kujtimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Likoshan dhe Qeriz të Drenicës, ka bërë homazhe te varrezat e të rënëve.

“Më 28 shkurt të vitit 1998 pas luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër policisë dhe ushtrisë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës,  kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Forcat kriminale serbe, atë ditë, pas disfatës që pësuan në përballje me luftëtarët e UÇK-së, në shenjë hakmarrje mizore iu kishin vërsulur popullatës së pambrojtur dhe  kishin vrarë e  masakruar 20 shqiptarë:  Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur”, ka shkruar tutje ai.

Mehaj tha se duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën e dhimbshme e të lavdishme “do të kemi të sigurt të tashmen dhe të ardhmen tonë!”

“Lavdi gjithë të rënëve në Likoshan e Qirez e qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”.


MË SHUME NGA Kosovë