10:50 / 01.03.2022
Aksident trafiku në Suharekë, dy ngasësit pësojnë lëndime trupore
Të hënën në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve.
Bazuar në raportin policor, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit ku pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Raporti i plotë:
Rr. Xhavit Bajraktari, Suharekë 28.02.2022 – 21:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit ku pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.























