10:53 / 01.03.2022
Vritet nxënësi 14 vjeçar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nxënësi R.H. 14 vjeç, është vrarë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 7.30.
Dyshohet se ai është therur me thikë.
Personali mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë të martën.
Hetuesit policorë kanë nisur hetimet për ngjarjen tragjike.























