08:58 / 02.03.2022
Arrestohet një person nën dyshimin se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij
Një grua ka raportuar të martën se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek prindërit e saj.
Raporti i plotë:
Fushë Kosovë 01.03.2022 - 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek prindërit e saj.























