Arrestohen dy femra nga Peja për rrahje në mes vete
BKT
Kronika

Arrestohen dy femra nga Peja për rrahje në mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar dy femra për shkak të përleshjes në mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 04:20, në Pejë në rrugën “Konferenca e Bujanit” .

Sipas njoftimit të Policisë janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore.

"Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.


MË SHUME NGA Kronika