Arrestohen dy persona nën dyshimin për grabitje në tentativë
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona nën dyshimin për grabitje në tentativë

Të mërkurën në Fushë Kosovë, janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kishin hyrë në një market dhe nën kërcënim të armës kishin tentuar të kryenin grabitje.

"Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur  dhe sekuestruar një pistoletë me pesë (5) fishek.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.

Raporti i plotë:

Rr. Tahir Zajmi, Fushë Kosovë 02.03.2022 – 11:05. Gjatë reagimit policor janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se kishin hyrë në një market dhe nën kërcënim të armës kishin tentuar të kryenin Grabitje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur  dhe sekuestruar një pistoletë me pesë (5) fishek. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.  

 


MË SHUME NGA Kronika