09:14 / 03.03.2022
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Policia njofton se një grua është gjetur e vdekur dje në Prishtinë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Tutje policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.
"Është raportuar se viktima femër kosovare ishte hasur e shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet", thuhet në njoftim.























