Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, lëndohen nëntë persona
BKT
Kronika

Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, lëndohen nëntë persona

Në fshatin Leban, në rrugën Podujevë-Prishtinë, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile.

Sipas raportit policor, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë perona (tetë meshkuj dhe një femër ).

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

Me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti shkon në procedurë hetimore.

Raporti i plotë:

Fsh. Leban, rr. Podujevë-Prishtinë (NN) 02.03.2022-21:03. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë perona (tetë meshkuj dhe një femër ) kosovar-e. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa  me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit  i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika