Policia interviston dy të dyshuar për vjedhje në aeroportin “Adem Jashari”
BKT
Kronika

Policia interviston dy të dyshuar për vjedhje në aeroportin “Adem Jashari”

Policia në dy raste të ndara ka intervistuar dy persona të dyshuar për vjedhje në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Intervistimi i parë ka ndodhur dje, ndërsa dyshohet se vjedhja kishte ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

“Më 02.03.2022 njësiti policor ka intervistuar të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në ANP. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa rasti i dytë dyshohet se ka ndodhur më 9 janar të këtij viti dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika