09:29 / 03.03.2022
Arrestohen tre të mitur, kërkuan 10 euro me thikë nga një fëmijë
Tre të mitur janë arrestuar pasi nën kërcënimin e thikës i kanë kërkuar 10 euro një të mituri tjetër.
Policia njofton përmes raportit se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të mitur, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e thikës kanë kërkuar 10 euro nga viktima mashkull kosovar (i mitur) . Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”























