Krim makabër në Greqi, babai shqiptar therr gruan, 2 fëmijët dhe veten
Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Andravidë, Greqi ku sipas mediave greke është gjendur e masakruar me thikë një familje shqiptare nga babai i tyre.
Shtetasi në fjalë, ka therur dy fëmijët e tij, gruan dhe më pas është vetëvrarë.
Sipas informacioneve, ngjarja është parë nga fëmija i tretë i familjes, një djalë rreth 10 vjeç, të cilin gruaja e kishte me ish-bashkëshortin.
Dy fëmijët e vdekur, gjithashtu djem, të moshës një dhe dy vjeç, janë gjetur brenda shtëpisë me shenja mbytjeje.
Babai dhe nëna u gjetën në oborrin e shtëpisë, me babain me thikë në qafë, ndërsa të dy ishin në një pellg gjaku.
Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit e motrat dhe nënën e tij të gjakosur në shtëpi. Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë për të kërkuar ndihmë.
Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore nga EKAB.























