09:42 / 04.03.2022
Zhduket një e mitur në Gjakovë
Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ankuesi nuk e din se ku ndodhet vajza e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.























