22:25 / 04.03.2022
Policia në Mitrovicë sekuestron dy armë
Si rezultat i veprimeve të shpejta operative policia në Mitrovicën e Jugut sonte ka sekuestruar dy armë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që ndodheshin në një veturë.
Sipas hetimeve fillestare dhe provave të siguruara, dy të arrestuarit dyshohen se në Kqiq të Mitrovicës kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas me veturën e tyre ishin larguar.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy persona, të dy shtetas të Kosovës, të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës.























