Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për kanosje
BKT
Kronika

Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për kanosje

Hetuesit policorë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje, pasi që të njëjtit dyshohen se gjatë natës së kaluar kanë kanosur dy viktima që të dyja të gjinisë femërore.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i dehur, pasi që në një lokal ka kanosur viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë pa municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari tjtër mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika